- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRama nuk 'kursehet' në Bruksel: BE e paaftë për...

Rama nuk ‘kursehet’ në Bruksel: BE e paaftë për…

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama gjatë samitit në Bruksel ka dalë në një konferencë me presidentin Serb Aleksandër Vuçiç. Në fjalën e tij ai shprehet se është i indinjuar me Bashkimin Europian, pasi nuk arriti të çlirojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria dhe t’u hapë rrugën e integrimit drejt BE. Aio gjithashtu shprehet se ndien keqardhje për BE dhe se gjatë këtij samiti ka ka marrë “komplimente” për Shqipërinë. Si gjithmonë ai nuk kurseu as ironitë kur tha se shpreson që në shekullin tjetër Shqipëria të futet në BE.

 

“Më duhet të korrigjoj presidentin tuaj, se tha se isha i frustruar, i thash që jo, vetëm më vjen keq për BE dhe në këtë drejtim jam i indinjuar. Nuk është sekret që kam më përzemër BE sesa Aleksandrin, pra të shohësh këtë BE që është e paaftë që nuk çliron dot dy vende nga Bullgaria, në këtë kuptim ishte një ditë historike në sesnin negativ. Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne dhe të gjithë thanë se ndiheshin keq për BE jo për ne. Nga ana tjetër ne do vazhdojmë, mendoj se në Ohër ju thash që disa vjet më parë data e takimeve të KE ishin më të rëndësishme dhe se dita ime e lindjes, sepse ishte gjithmonë fund qershor, ndërsa ditëlindja ime në ditën e pavarësisë, kështu që e gjeta pavarësinë time duke mos u shqetësuar më se kur është takimi, por ata kanë një problem më të madh se ne, sepse ata duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe, kështu që mendoj se do arrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër, por shekullin tjetër është e sigurt”,- shprehet Rama.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj