- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRama mori pjesë në samitin e BE-së! Tabaku: Si Çeço, na mblodhi...

Rama mori pjesë në samitin e BE-së! Tabaku: Si Çeço, na mblodhi dhe trimat e lagjes, por…

- Reklamë -spot_img

Kryeministri Edi Rama ka qenë i dyzuar për pjesëmarrjen e tij në samitin e BE-së, teksa ditën e djeshme konfirmoi se do të jetë prezent.

Përgjatë seancës së sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në samitin e BE-së në Bruksel.

Ndërkohë që ka gjetur kohë të falënderoj familjen e forcave demokrate PPE për angazhimin për të zgjidhur ngërçin e krijuar me veton e Bullgarisë, Tabaku tha se kryeministri Edi Rama “shkoi me një këmbë, si çeço” në samit, pas paralajmërimit të tij se s’do merrte pjesë.

“Bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit por megjithatë shkoi në konferencë. Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit, shkoi”, u shpreh Tabaku.

Por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ia mbylli mikrofonin, duke iu drejtuar me fjalët: “Nuk është procedurë, ju dëgjuam.”

Kujtojmë që ditën e djeshme në një postim në “Twitter”, Rama u shpreh se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.
Kujtojmë që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmëruan dje bojkot në Samitin e Bashkimit Europian.
Liderët e këtyre tri shteteve, përmes një bisede të përbashkët, sinjalizuan se nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj