Skip to content
Aktualitet

Rama i bën dhuratën e veçantë Merkel-it, ja si reagon kancelarja (Video)

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka pritur kancelaren Angela Merkel ditën e sotme në Pallatin e Brigadave, teksa është kujdesur edhe për detajet.

Rama i ka dhuruar kancelares Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, ndërsa i shpjegonte kuptimin e simboleve.

DANKE ANGELA, kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Merkel e ka falënderuar kryeministrin dhe ka thënë se është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj dhurate.

“Jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja bashkë me ju. Ju faleminderit!”-  ka thënë Merkel.

Kujtojmë që kancelarja gjermane ndodhet në Shqipëri prej orës 10:00 të paradites në kuadër të një vizite zyrtare. Ajo u prit në aeroport nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, ndërsa më vonë u takua me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave.

Pas takimit me Ramës, Merkel i është bashkuar samitit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria. Ajo pritet të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin rreth orës 14:35.