- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetQarkullonte me 3 karta identiteti, e pëson keq 27-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me 3 karta identiteti, e pëson keq 27-vjeçari në Tiranë

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë një 27-vjeçar, i cili lëvizte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara.  Bëhet me dije se në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, 1 rast i falsifikimit të dokumenteve.

Qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, vihet në pranga 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj