- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaPunonjësit e pavaksinuar në Francë, ja me çfarë do të përballen

Punonjësit e pavaksinuar në Francë, ja me çfarë do të përballen

- Reklamë -spot_img

Punëtorët e kujdesit shëndetësor në Francë përballen me pezullim nga puna, nëse nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Vaksinat në këtë vend janë bërë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit mjekësor, të shtëpive të pleqve dhe të emergjencës.

Data 15 shtator është afati i fundit për ta që të kenë së paku një dozë të vaksinës.

Ata që nuk vaksinohen, përballen me pezullim të pagës ose nuk mund të punojnë.

Firmat dhe punëdhënësit që dështojnë t’i verifikojnë statuset e vaksinimit të stafit të tyre, do të gjobiten fillimisht me 135 euro.

Nëse dështimi përsëritet, dënimi mund të rritet deri në 3,750 euro.

Qeveria e Francës thotë se masat e miratuara nga Parlamenti janë të nevojshme për të mbrojtur pacientët dhe publikun nga rritjet e reja të numrit të të inefktuarve.

Më shumë se 113,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë.

Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar.

Rreth 300,000 punonjës të kujdesit shëndetësor – që përfaqësojnë 10 për qind të totalit në Francë – janë ende të pavaksinuar./REL

E ndërkohë kujtojmë që ky vendim po miratohet edhe në vende të tjera përveç Francës. Punonjësit e shëndetësisë nuk kanë pranuar këtë vendim dhe kanë dalë në protestë ku kërkojnë  të drejtat, pasi sipas tyre vaksinimi nuk mund të jetë i detyrueshëm por një dëshirë personale e çdokujt.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj