Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pse jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pasi kalojnë Covid? Brataj tregon arsyet

16:42 24/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar pse jo të gjithë personat që kalojnë Covid-19 zhvillojnë antitrupa. Brataj shkruan në rrjetet sociale se personat që nuk zvhvillojnë antitrupa janë ata me ngarkesë virale më të ulët. Më tej ai bën me dije se personat që nuk kishin zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.

Brataj informon edhe se variant Delta është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.

Mesazhi i Brataj:

PSE JO TË GJITHË PERSONAT QË KALOJNË SËMUNDJEN E COVID-19, NUK ZHVILLOJNË ANTITRUPA?

Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.

Covid-19, jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pas shërimit.

Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja.

Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët.

Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Ëeimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë.

Kështu, studiuesit kryen testet ‘Elisa’, një test specifik i vërtetuar për antitrupat kundër proteinës Spike, në mostrat e plazmës të mbledhura në kohën e pranimit të tyre për tu bërë pjesë e studimit dhe vizitave të kontrollit herë pas here. Rezultatet treguan se vetëm 46 nga 72 personat e testuar treguan se kishin IgG, IgA (ose të dyja). Ndërsa 26 personat e tjerë mbetën seronegativ dhe 36% e tyre nuk zhvilluan antitrupa.

-Interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.

-Nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.

Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.

Kjo është arsyeja pse do të bëhej dominues në një kohë kaq të shkurtër, sipas një studimi ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën Nature.

Sipas të dhënave, varianti Delta është sot përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve të reja në botë.

Përqindja rritet në mbi 99% të rasteve të diagnostikuar në Evropë. Për më tepër, testet laboratorike kanë treguar se mutacioni Delta infekton më shumë se të tjerët, sepse proteina Spike është më e aftë të lidhet me receptorët e qelizës, duke lejuar që virusi të replikohet më mirë.

Dr.Skender Brataj

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: antitrupacovid 19skender brataj

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Rama ndan foto nga takimi me kryeministrin e Hollandës, zbulon kur do të vizitojë Rutte Shqipërinë

Rama ndan foto nga takimi me kryeministrin e Hollandës, zbulon kur do të vizitojë Rutte Shqipërinë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English