- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPolicia bëri “kërdinë” me mjetet lundruese, pronarët dalin në protestë, ja çfarë...

Policia bëri “kërdinë” me mjetet lundruese, pronarët dalin në protestë, ja çfarë kërkojnë

- Reklamë -spot_img

Ngjarja në Potam ku humbi jetën tragjikisht një vogëlushe 7-vjeçare, pasi u godit nga një skaf, i cili po kryente manovra të rrezikshme në breg, ngriti policinë shqiptare në këmbë. Kontrolle të shumta, bllokime mjetesh dhe ndëshkime ka pasur këto ditë për persona që kanë mjete lundruese pa dokumenta apo të tjerë që kryejnë manovra të palejuara me këto mjete. Policia kufitare në Vlorë bllokoi disa mjete lundruese, por kjo ka sjellë reagime nga pronarët e këtyre mjeteve ujore të cilat i japin me qera gjatë sezonit turistik. Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë dalë protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.

Ata protestojnë për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti, duke iu referuara tragjedisë në Himarë, ku mbeti i vraraë 7-vjeçarja.

Ata pretendojnë se kanë në rregull të gjitha dokumentacionet dhe se paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Siç tregojnë ata dokumentet e tyre janë verifikuar dhe kanë dal të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon, pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot t’i paguajnë.

“Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”, shprehen protestuesit.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj