Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po bënin gati bimët narkotike për tharje, policia arreston pesë persona në Pukë

17:26 14/10/2021
Reading Time: 2 min lexim
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Pesë persona kanë rënë në pranga e policisë në kuadër të operacionit “Ars” që u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Ll. L., 55 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, dhe K. N., 19 vjeç u arrestuan pasi nga kontrollet u ushtruara në territorin e fshatit Ars, ata janë kapur në flagrancë duke përgatitur bimë narkotike për tharje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 25 kg cannabis sativa sativa (bimë në proces tharjeje).

Njoftimi i policisë:

Pukë, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ars”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohen 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ll. L., 55 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të gjithë banues në Rubik dhe K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg cannabis sativa (bimë në proces tharjeje).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimekanabispoliciapuke

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
I kemi denoncuar prej kohësh: Auditimi i KLSH-së identifikon shkeljet e ligjit në laboratorët privatë gjatë pandemisë

I kemi denoncuar prej kohësh: Auditimi i KLSH-së identifikon shkeljet e ligjit në laboratorët privatë gjatë pandemisë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English