- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKronikëPezullohet me një vit gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, të dyshuarit...

Pezullohet me një vit gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, të dyshuarit në arrati

- Reklamë -spot_img

Gjyqi për vrasjen e ish-policit Santiago Malko është pezulluar me një vit. Shkak për këtë është bërë fakti se të dyshuarit kryesor për krimin janë ende në arrati.

Çështja do të vijojë për Ilir Selmanin, i cili është i vetmi i arrestuar dhe dyshohet si personi që fshehu provat pas vrasjes që ndodhi në zonën e ish-porcelanit në Tiranë, në gusht të vitit të kaluar.

Në kërkim për ngjarjen e rëndë janë : Leonard Duka; Erlis Duka, Oltian Logu, Dritan Agaj dhe Aleksandër Maxhaku. Ata njihen edhe si anëtarë të klanit Duka.

Sipas praktikës së Gjykatës Europiane, personat e dyshuar duhet të marrin dijeni për çështjen për të cilën hetohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, por duke qenë se ata janë në arrati, gjyqi është pezulluar. Dy muaj më parë SPAK mbylli hetimet dhe e çoi në gjyq dosjen për vrasjen e Malkos.

Familjarët e Santiago Malkos kanë akuzuar vazhdimisht gjykatën dhe policinë që nuk po vendosin drejtësi për vrasjen e ish-policit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” sapo doli me makinën e ij tip “BMW”. Disa persona të maskuar e ndoqën dhe sapo doli nga lavazhi e qëlluan me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj