- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPërzgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, reagon Yuri Kim

Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, reagon Yuri Kim

- Reklamë -spot_img

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përgëzuar transparencën në shortin e hedhur dje për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED-së duke e cilësuar këtë si vazhdim të zbatimit të reformës në drejtësi. Sipas Kim kjo do të çojë në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022, e cila rreth 1 vit më parë arriti kuorumin për funksionalitetin e saj.

Ndërkphë ditën e sotme Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KED.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ Kim shprehet se vazhdon zbatimi i reformës në drejtësi, ndërsa thekson se tashmë hapet rruga e përfundimit të Gjykatës Kushtetuese.

Yuri Kim në Twitter:

Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës së Flamurit të Shqipërisë (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje shortin transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehet ajo.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj