- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPërplasi me makinë çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, arrest me...

Përplasi me makinë çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, arrest me burg për Ajas Sulejmanin

- Reklamë -spot_img

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Ajas Sulejmanin, personin që përplasi me mjetin e tij luksoz çfitin e bashkëshortëve me foshnjën 3-muajshe te “Rruga e Kavajës”.  Vlen të theksojmë se Sulejmani aksidentoi çiftin e bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajshe, teksa ecnin te vijat e bardha.

Përpara gjykatës avokati mbrojtës i Sulejmanit, Elton Hyseni ka kërkuar masë me te butë sigurie për Sulejmanin, atë te arrestit  shtëpiak me pretendimin se ai është baba i 3 fëmijëve të mitur, raporton abcnews.al.

Një tjetër kërkesë drejtuar gjykatës  nga avokat Hysni ishte që klienti i tij të hetohet  me masën e sigurisë burg me afat, deri në përgjigjen e ekspertizës autoteknik si dhe përgjigjes së analizave të urinës dhe gjakut për të parë nëse kishte  konsumuar apo jo lëndën narkotike.

Në fund gjykata rrëzoi pretendimet e tyre duke  lënë Ajas Sulejmanin në burg.

Ndërkohë që në dëshminë e tij në polici Ajas Sulejmani pretendoi se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe.

Gjithashtu 39-vjeçari, autor i aksidentit tronditës ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.  Ndër të tjera ka shtuar se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

“Nuk u largova nga vendi i aksidentit, çova vajzën në spital. Nuk kam qene shpejt. Kam qenë me 40 km/h, s’kam faj, nuk punuan frenat e sistemi të frenimit. Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku, nuk përdor drogë.  Ndërkohë është shtyrë sërish seanca e dhënies së masës ndaj tij, për ditën e nesërme, ku ai do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të”, është shprehur Ajas Sulejmani.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Kujtojmë që fillimisht  Ajas Sulejmani është dënuar me një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra si dhe i është pezulluar patenta edhe për 2 vjet përveç gjobës.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj