- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPër herë të parë nga përjashtimi i Berishës, ambasadorja Kim takon Bashën...

Për herë të parë nga përjashtimi i Berishës, ambasadorja Kim takon Bashën në selinë e PD

- Reklamë -spot_img

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, për t’u takuar me kreun demokrat, Lulzim Basha. Kjo është hera e parë që Kim shkon në selinë blu, që pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.

Mësohet se takimi ka nisur në orën 16:00, por muk dihet ende për çfarë do të diskutohet. Ambasadorja është pritur në hyrjen e selisë blu nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Kujtojmë që krey demokrat Lulzim Basha, vendosi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD më 9 shtator, një ditë para nisjes së punimeve të Parlamentit të ri. Basha vendosi përjashtimin e Berishës, derisa të zbardhet e plotë çështja e shpalljes së tij non-grata nga DASH.

Sali Berisha doli hapur kundër Bashës pas këtij vendimi dhe tha se kryedemokrati kishte bashkëpunuar me Ramën kundër tij. Ai madje ka nisur edhe një tur takimesh me demokratë në Shqipëri, që sipas tij është për një parti demokratike më të fortë dhe të bashkuar. Berisha ka mbajtur tashmë dy takimet e para në Tiranë dhe Fier, ku ka pasur mbështetës të shumtë.

Ish-kryeministri ka deklaruar se dosjet që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të janë të sajuara dhe të manipuluara, me burime nga media pranë qeverisë.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj