Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD i bën thirrje qeverisë në lidhje me ndihmesën ndaj bizneseve, ja kërkesat e tyre

11:28 06/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, gjatë një deklarate për mediat ka akuzuar qeverinë se i ka braktisur qytetarët dhe bizneset. Sipas tij bizneset janë lënë në harresë në këtë kohë krize dhe nuk kanë marrë assnjë ndihmë nga qeveria. Sipas Telitit  qeveria Rama nuk ka dhënë, as nuk ka në plan të japë një paketë mbështetëse për këtë kaegori, duke shtuar se duhet ndërhyrje e menjëhershme në buxhetin e vitit 2022.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti:

Te dashur qytetarë,

Kush më mirë se ju e ndjen krizën ekonomike që vazhdon të thellohet dita ditës?

Çmimet vazhdojnë të rriten, ata që marrin ushqime me listë shtohen çdo ditë, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

Sipas raportit të fundit të OKB, 1 në 3 shqiptarë jeton në pasiguri ushqimore.

Disa muaj më parë, qeveria ndërmori një paketë 3-mujore ndihmë. Fatkeqësisht ishte më e ulëta në rajon dhe asgjë më shumë se një “lemoshë” . Paketa prill-maj-qershor nuk i dha aspak përgjigje nevojës për të luftuar efektet e krizës.

Që nga 1 korriku paketë mbështetëse nuk ka më. Qeveria i ka braktisur të gjithë: qytetarët në nevojë, pensionistët dhe bizneset.

Ndaj, Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet menjëherë në buxhetin e vitit 2022:

Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.

Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë & mirëqenies, por vetëm për fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.

Të ndërpriten një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për tu paguar gjatë vitit aktual.

Çdo lek i kursyer nga masat e mësipërme dhe çdo lekë shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse.

Për kujtesë: vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë TVSH krahasuar me janar-qershor 2021.

Lekët janë dhe gjenden lehtësisht në buxhet, por duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Ngjarje e paprecedentë, sulmohet me armë Policia e Kosovës (Detaje)

Ngjarje e paprecedentë, sulmohet me armë Policia e Kosovës (Detaje)

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English