- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetParlamenti miraton ngritjen e komisionit hetimor për 25 prillin, “Becchetti” nuk kalon

Parlamenti miraton ngritjen e komisionit hetimor për 25 prillin, “Becchetti” nuk kalon

- Reklamë -spot_img

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk janë siguruar votat e nevojshme për komisionin hetimor për çështjen “Becchetti”. Komisioni i miratuar do të drejtohet nga opozita dhe kaloi në Parlament me 120 vota pro.

Ndërkohë, është rrëzuar edhe dekreti i presidentit Meta për rishikimin e buxhetit. Votimi ka qenë: Pro 43; Kundër 76; Abstenim 0 Po ashtu është rrëzuar edhe dekreti tjetër i presidenti për rishikimin e Ligjit të Emigrantëve me 43 vota pro; 76 kundër; 0 anbstenim.

Partia Socialiste e kishte thënë edhe më herët që nuk do të votonte për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”. Kryeministri Rama tha po ashtu ditën e sotme në parlament se ngritja e këtij komisioni ishte kundër parimeve dhe interesave kushtetuese, pasi biznesmeni Italian është në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“Keni bërë një kërkesë për ngritje e komisionit hetimor që të zbardhen të gjitha veprimet, dhe thoni që në fillim në prill 2021 u njoh me vendimin Becchetti. Ma tregoni vendimin, vendimin me të cilin ju jeni njohur. Po ju shpjegoj nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Sipas gjykatës bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut dhe dëmtime  interesave të vendin në lidhje me një procedurë të proces. Vendimi i referohet një vendimi konfidenacial sipas vetë gjykatës. Konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata ndërkombëtare këtë e dini ju, nuk e them për të trembur, por pse nuk bëhet ky komision”, tha Rama në parlament.

 

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj