- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNuk pranohen pa vaksinë/ Studentët dalin në protestë, Goxhaj: Kemi të bëjmë...

Nuk pranohen pa vaksinë/ Studentët dalin në protestë, Goxhaj: Kemi të bëjmë me diskriminim

- Reklamë -spot_img

Këtë të hënë ka nisur me përplasje në disa fakultetet e Universitetit të Tiranës, si pasojë e kontrolleve të ushtruara ndaj studentëve në hyrje të cdo fakulteti për certifikatën e vaksinës ose testin PCR.
Grupe studentësh u është ndaluar të futja në ambientet e brendshme të fakultetit për shkak se nuk kanë qenë të pajisur me një test Anti-Covid apo vaksinim.
Sic ishte paralajmëruar edhe më herët nëpërmjet rrjeteve sociale, sot u zhvilluan protesta në disa fakultete lidhur me vendimin për të mos lejuar studentë në auditor që nuk janë të vaksinuar.
Ata kanë zhvendosur protestën edhe pranë Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe qarkullimin e automjeteve në rrugën e Durrësit.

Studentët janë shprehur se do të vazhdojnë të bejnë rezistencë ndaj vendimit të qeverise, të cilin e quajnë se është diskriminues ndaj tyre.

Një student u shpreh se nëse ata nuk lejohen të futen në auditor të pa vaksinuar atëherë do të protestojnë cdo ditë.
“Sot dua të konsideroj si një sukses thirrjen tonë pasi studentët janë futur në auditor. Ne do të thërrasim cdo ditë në protestë nëse studentët nuk lejohen të futen. Ne do jemi këtu cdo ditë me thirrjen që të mblidhemi të gjithë. Ne kemi edhe avokatin Altin Goxhaj për ta ndjekur edhe në rrugë ligjore këtë gjë. Nëse studentët e pavaksinuar nuk lejohen të futen në shkollë në intervalin kohor 08:00-10:00 i ftojmë në protestë”- u shpreh ai.
Ndërkohë prezent në protestën e studentëve ka qenë edhe avokat Altin Goxhaj, i cili theksoi se do të mbledhin firma për të rrëzuar vendimin Ministrisë së Arsimit.
Ndër të tjera Goxhaj tha se kjo sjellje nga ana e shtetit përbën diskriminim ndaj studentëve, ndërsa i bën thirrje edhe Komisionerit Kundër Diskriminimit që të veprojë.

“Jam njoftuar që dje në darkë nga studentët të cilët janë në një situatë absurde. Por sot ndodhi ajo që ne donim, qartazi ata janë frikësuar nga kërcënimi për protestë. Loja e tyre është si macja me miun. Do ju thoja që protestët çdo ditë do jenë gati për protestë nëse nuk do lejohen të hyjnë në auditore
Pra sot ata kanë ndryshuar agjendën e tyre. Ne kemi vendosur që prej ditës së sotme të firmosim për të rrëzuar aktin normativ të ministres. Kemi ardhur të kërkojmë edhe mbrojtje nga Komisioneri Kundër Diskriminimit pasi këtu kemi diskriminim të pastër pasi shteti ka mohuar të drejtën e studentëve për të hyrë në rastin kur e kanë kaluar virusin dhe kanë imunitet
Kjo është vepër penale dhe të gjitha do kallëzohen penalisht së bashku me sekretaret dhe rojet e universiteteve sepse janë bërë pjesë e krimeve kundër njerëzimit pasi nuk njohin aftësinë e studentëve që sigurohet pasi kanë kaluar virusin.
Unë si avokat po ju them me përgjegjësi të plotë, se këta kanë shkelur të drejtën e studentëve për t’u arsimuar”- tha Goxhaj.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj