- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Nuk pashë gjë, i dhashë gaz të shpëtonim”, zbardhet dëshmia e Bejtjas...

“Nuk pashë gjë, i dhashë gaz të shpëtonim”, zbardhet dëshmia e Bejtjas pas atentatit

- Reklamë -spot_img

Mbrëmjen e djeshme një  atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Së bashku me të ka mbetur i plagosur edhe një shoku i tij, Klodjan Stafuka.

Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Bejtja ka plagë plumbi në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Dyshohet që shënjestër e atentatit ka qenë Gentian Bejtja, person i njohur për policinë. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën tip “Alfa Romeo” kur u qëllua nga një automjet tjetër në lëvizje.

Policia ka shoqëruar katër persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, për atentatin e mbrëmshëm ndaj Gentian Bejtjes 40 vjeç dhe shokut të tij Klodian Stafuka. Deri tani policia thotë se nuk ka ende persona të dyshuar për atentatin.

Nga marrja në pyetje dy personat që ishin shënjestër e atentatit pak të dhëna i kanë dhënë policisë.

“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

Nga hetimet policia thotë se në vendin e atentatit nuk kanë mundur të sigurojnë pamje filmike që mund t’i çonin drejt identifikimit të autorëve. Është gjetur një segment pa kamera sigurie, por po përpiqemi që nga telefonat e Bejtjas dhe Stafukës të zbulojmë me cilët persona kanë folur së fundi, dhe me cilët kanë qenë në takim në Fushë-Krujë sepse ata nuk japin të dhëna për konfliktet që kanë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, të cilat janë administruar nga hetuesit.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj