- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNuk kanë të sosur ngjarjet kriminale, atentat mafioz në Vlorë (Detaje)

Nuk kanë të sosur ngjarjet kriminale, atentat mafioz në Vlorë (Detaje)

- Reklamë -spot_img

Nuk kanë të sosur ngjarjet kriminale në vend, vetëm në pak orë kanë ndodhur 3 ngjarje me pasojë humbje jete një në Sarandë, një në Elbasan dhe tani në Vlorë.  Një atentat i rëndë ka shoqëruar  mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe 1 ka mbetur i plagosur mësohet nga policia. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford”, ndërsa mësohet se janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi. Makina është bërë shoshë nga plubat dhe ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit të automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Si gjithmonë pas këtyre ngjarjeve kriminale pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Sakaq, pritet që të sekuestrohen disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave për një itinerar të gjatë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj