- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNga sot përgjysmohet numri i urbaneve në Tiranë, vjen reagimi i parë...

Nga sot përgjysmohet numri i urbaneve në Tiranë, vjen reagimi i parë nga bashkia

- Reklamë -spot_img

Këtë të hënë përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, bënë publik një njoftim ku theksohen se duke filluar nga data 18 tetor (sot), do të ketë një përgjysmim të flotës së urbanëve në Tiranë.
Pas njoftimit të publikuar sot nga Unioni i Transportit Publik, ka reaguar për herë të parë edhe Bashkia Tiranë, ku nuk tregon për një plan konkret për të zgjidhur këtë situatë.
Ndër të tjera në reagimin e Bashkisë Tiranë thuhet se po ndjek situatën dhe se do të marrë masa përkatëse ndaj operatorëve të transportit publikë.
Reagimi i Bashkisë së Tiranës pas njoftimit nga përfaqësuesit e Transportit Publik:
“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.”

Kujtojmë se veprim i Unionit të Transportit Publik për të përgjysmuar flotën e urbanëve në Tiranë vjen për shkak të mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori publik ka pësuar gjatë pandemisë.
Gjithashtu në deklaratë ata kanë shkruar se sektori ka shkuar deri në kapitullimin e ekonomik. Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë dhe presin zgjidhjen e kërkesave nga institucionet përkatëse.

Njoftimi i Plotë:
Të nderuar,
Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e
transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka
marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.
E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe
sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të
stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteti të flotës së
mjeteve urbane.
Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato
qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori.
Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e
institucioneve përgjegjëse.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj