Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Basha te Veliaj lista e plotë me politikanët dhe funksionarët që do të mbrohen nga Garda e Republikës

21:06 13/10/2021
Reading Time: 4 min lexim

Qeveria ka marrë vendimin që të zgjerojë listën e e personave dhe objekteve që do të ruhen nga Garda e Republikës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë dhe mban firmën e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në të thuhet se nga Garda do të mbrohet edhe kreu i partisë më të madhe të opozitës parlamentare, pra Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, aktualisht Erion Veliaj.

Mbrojtje do të ketë edhe për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, aktualisht Ilirjan Celibashi dhe ambasadori i BE në Shqipëri, aktualish Luigi Soreca.

Me vendim do të ruhen gjithashtu edhe banesat e ambientet ku ushtrojnë veprimtari personalitetet shtetërore.

Pra sa më shumë personazhe i shtohen listës, aq më shumë para do të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë për mbrojtjen e tyre. Ndërkohë sjellim në vëmendje se vendi është në një krizë energjetike dhe vazhdon rritja e çmimeve për shumë produkte.

Lista e plotë:

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:
  2. a) Prokurorin e Përgjithshëm;
    b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
    c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
    ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
    d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
    dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
    e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
    ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
    f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
    g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
    gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
    h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
    i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
    j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
    k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
    l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.
  3. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:
  4. a) Banesat e:
  5. Zëvendëskryeministrit;
    ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;
    iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;
  6. prokurorit të Përgjithshëm;
    v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
  7. b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:
  8. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
    ii. Prokuroria e Përgjithshme.
  9. c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:
  10. Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;
    ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;
    iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;
    iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;
    v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;
    vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

  1. Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;
    ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;
    iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;
    iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.
  2. Automjetet, që përdoren për ruajtjen e shoqërimin e personaliteteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, vihen në dispozicion nga institucionet përkatëse që ata drejtojnë, me përjashtim të personaliteteve të përcaktuara në shkronjën “j”.
    4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen aktet e mëposhtme:
  3. a) Vendimi nr.590, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e banesave të personaliteteve të larta shtetërore të vendit, të selive, rezidencave dhe objekteve të tjera të larta shtetërore, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar;
    b) Vendimi nr.591, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
    c) Vendimi nr.641, datë 6.11.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të personelit vendas dhe ndërkombëtar, të objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
    ç) Vendimi nr.375, datë 23.6.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga Garda e Republikës”.
  4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: erion veliajGarda e Republikeskreu i opozitesqeveriavendim

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para
Presione, filtrim informacioni dhe mohim i fjalës: Si po pengohet haptazi gazetaria e lirë në Shqipëri

Presione, filtrim informacioni dhe mohim i fjalës: Si po pengohet haptazi gazetaria e lirë në Shqipëri

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English