- Reklamë -spot_img
12.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaBotaNew York me zgjidhje alternative për vaksinimin, u jep qytetarëve nga 100...

New York me zgjidhje alternative për vaksinimin, u jep qytetarëve nga 100 dollarë

- Reklamë -spot_img

Varianti Delta duket se po merr sërish një vëmendje të madhe dhe të gjitha shtetet e botës, si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), po u bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen.

Janë provuar mënyra të shumta që t’i bindin qytetarët që të vaksinohen, por shumica derrmuese nuk e kanë ndërmend të marrin dozat. Në shumë shtete, u bë me detyrim vaksinimi, në shumë shtete të tjera kërkohet certifikata e Covid-19, zgjidhje këto që kanë sjellë pakënaqësi të populli dhe protesta të shumta. Ndërsa në New York, kanë zgjedhur një mënyrë tjetër që t’i bëjnë njerëzit të vaksinohen.

Si pasojë e rritjeve të rasteve të reja me koronavirus, pjesa më e madhe me variantin Delta, bashkia e New York ka vendosur të paguajë 100 dollarë çdo qytetar që pranon të marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid. Lajmi u konfirmua nga Bill de Blasio në profilin e tij në “Twitter” dhe iniciativa synon të rrisë kuotën e popullsisë së imunizuar në qytetin amerikan.

Qyteti po përballet me raste të reja dhe shtrime në spital sidomos mes personave të pavaksinuar. Një ditë më parë qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve këshilluan njerëzit dhe të vaksinuarit që të mbajnë sërish maska në ambiente të mbyllura. Mesatarja e shtatë ditëve të rasteve të reja është një mijë, në krahasim me vetëm 200 një muaj më parë. 75% e rasteve janë me variantin Delta.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj