- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNdodh e papritura, Parlamenti i Bullgarisë rrëzon qeverinë

Ndodh e papritura, Parlamenti i Bullgarisë rrëzon qeverinë

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar qeverinë e kryesuar kryeministri Kiril Petkov.  Kjo ka ardhur pas mocionit të  mosbesimit, i cili ka qenë iniciativë e GERB, dhe si arësyeja kryesore ka qenë se qeveria ka dështuar në politikat ekonomike të vendit. Aktualisht ajo që pritet të ndodhë është që qeveria të japë dorëheqjen dhe pas këtij veprimi presidenti i vendit duhet të nisë konsultimet me partitë në Asamblenë Kombëtare. Kjo pasohet nga prezantimi i partisë “Ne vijojmë ndryshimin”, e cila do të ketë në dispozicion 7 ditë për të mbledhur shumicën.

Nëse kjo dështon, kreu i shtetit do ti japë mandatin për krijimin e qeverisë së re, një partie tjetër, të dytës për nga madhësia.

Me shumë mundësi, partia e dytë në radhë do të jetë GERB, e cila gjithashtu do të ketë afat 7 ditor për të krijuar qeverinë.

Nëse edhe kjo dështon vijohet me parti të tjera më të vogla.

Pas shterimit të të gjitha mundësive do të caktohet një qeveri tranzitore.

Deri atëherë do të jetë qeveria e cila ka dhënë dorëheqjen që do të qeverisë vendin.

Duke pasur parasysh procedurat, ekspertët mendojnë se në gusht mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme, por duke qenë se kjo përkon me periudhë pushimesh, zgjedhjet mund të mbahen në shtator ose tetor.

Rënia e qeverisë së Petkov fut në krizë jo vetëm politikën e brendshme bullgare, por edhe atë të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Bullgaria ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës, nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj