- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNdeshja të enjten, por tensioni ndihet që sot, ja çfarë ndodhi mes...

Ndeshja të enjten, por tensioni ndihet që sot, ja çfarë ndodhi mes Markut dhe Ramirez

- Reklamë -spot_img

Boksieri kambpion Florian Marku është rikthyer në atdhe për të realizuar ndeshjene e rradhës përballë rivalit meksikanit Miguel Parra Ramirez për të fituar titullin e tij të dytë ËBC Silver. Ditën e sotme Marku është paraqitur t pranë stadiumit “Air Albania” për të bërë përgatitjet e fundit ndeshjes përballë rivalit meksikan. Ndeshja mes shqiptarit Florian Marku dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez do të zhvillohet më datë 25 gusht në ambientet e stadiumit  “Air Albania”.

Kampioni i boksit ka nderin dhe një herë tjetër të ngrejë flamurin e Shqipërisë lart duke mposhtur rivalin e tij në këtë ndeshje në prani të tifozëve mbështetësve të shumtë në stadium. Meksikani dha një deklaratë përpara kësaj përballje të rëndësishme që do të luhet ditën e enjte.

“Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Do i tregojmë në ring pikat e forta e të dobëta. Duhet të jap gjithçka në ring.

Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat. Do e shohim në ring gjithçka. Në ring do jemi vetëm unë e Marku, do shohim vetëm fytyrat e njeri-tjetrit. E kam të qartë se Marku ka mbështetje. Në ring do jemi vetëm ne të dy. E kam imagjinuar që mund t’ia jap një knock-out Florianit. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka theksuar boksieri meksikan

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj