- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Na rrëzoi mafia dhe Rusia”/ Kryeministri i Bullgarisë flet për rrëzimin e...

“Na rrëzoi mafia dhe Rusia”/ Kryeministri i Bullgarisë flet për rrëzimin e qeverisë

- Reklamë -spot_img

Pasditen e sotme gjatë seancës parlamentare qeveria e drejtuar nga Kiril Petkov u rrëzua në Bullgari. Kjo erdhi pasi votës së mosbesimit që dhanë 123 ligjvënës nga 239 të cilët votuan kundër vazhdimësisë së kabinetit të tij. Për këtë votë mosbesimi, Petkov ia ka hedhur fajin Rusisë dhe mafies së fuqishme të vendit të tij.

“Ky votim është një hap i vogël përgjatë rrugës shumë të gjatë përpara nesh. Unë premtoj se do të vazhdojmë betejën për të rifituar vendin dhe, një ditë, do të kemi një Bullgari pa mjeshtra kukullash, pa mafia – një vend normal evropian”, tha ai në një fjalim lavdërues para asamblesë kombëtare.

Petkov ka bërë publike një listë të njerëzve që sipas tij kishin ndikuar në rrëzimin e administratës së tij. Ai sulmoi drejtëpërdrejt ambasadorin rus në Sofje dhe akuzoi vetë Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj mbi largimin e tij nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.

Votimi i mosbesimit të mërkurën pati një përshpejtim , pasi Slavi Trifonov, e tërhoqi papritur partinë e tij “Ka një popull të tillë” nga një koalicioni  qeverisës me katër parti, i cili nuk ishte i qëndrueshëm.

Trifonov thotë se ka pasur  mosmarrëveshje për buxhetin dhe akuzon Petkovin se ka marrë një linjë shumë të butë për të lejuar Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet e pranimit në BE.

Në ditët e kaluara, pjesa më e madhe e debatit politik u përqendrua në pyetjen nëse Trifonov po tërhiqte partinë nga koalicioni qeverisës për arsye që lidhen me mafien e fuqishme oligarkike të Bullgarisë, e cila do të humbiste në goditjen e premtuar të Petkov kundër korrupsionit

Ky interpretim u nxit nga një grusht ligjvënësish nga partia e Trifonovit, të cilët dezertuan te Petkov pikërisht sepse thanë se partia e tyre ishte në anën e mafies, ndërsa vetë ai u përgjigj se akuzat e mafias ishin absurde.

Partia e Petkov, e ndjekur nga opozita, tani do të ketë një mundësi të përpiqet të mbledhë mbështetje për një shumicë të realizueshme, por nëse kjo dështon – siç duket e mundshme – Bullgaria do të shkojë në zgjedhjet e katërta të përgjithshme që nga prilli 2021.

Kujtojmë se Bullgaria ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, veto e cila pengon dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave në BE, ndaj zhvillimete ardhshme do të jenë të rëndësishme për ne.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj