- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKronikëMori peng"mbretin" e Instagramit pasi i ofendoi vëllain, shpallet në kërkim mirditori...

Mori peng”mbretin” e Instagramit pasi i ofendoi vëllain, shpallet në kërkim mirditori (Emri)

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme policia ka shpallur në kërkim shtetasin Daniel Dushku, i cili gjatë ditës së djeshme mori peng Kozak Braçin, i cili njihet ndryshe edhe si “mbreti” Instagramit. Dushku në bashkëpunim me disa persona të tjerë mori peng të riun, pasi ky i fundit kishte bërë vazhdimisht ofendime në rrjetet sociale për vëllain  e Daniel Dushkut shtetasin Fabio Dushku. Sjellim në vëmendje se Fabo Dushku ndodhet në burgun e Koridhialos, me 3 burgime të përjetshme për vrasje dhe plagosje të shumta që kanë ndodhur në shtetin grek.

Fabio Dushku është një personazh i njohur, pasi edhe pse vuan dënimin me 3 burgime të përjetshme në Koridhialos, ai vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave greke, pasi bënte ”zap” të burgosurit e tjerë

Braçi ka dëshmuar në polici se personat që e morën peng me forcë në makinë nuk i njihte personalisht, por vetëm përmes rrjeteve sociale.

Kanë qenë familjarët e Kozak Braçit ata që kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij në polic. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale. Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj