- Reklamë -spot_img
-1.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMEPJ: Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë COVID-i

MEPJ: Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë COVID-i

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi vendimin e Gjermanisë, e cila e ka përfshirë vendin tonë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19. Kjo vihet re edhe nga rekordi me raste të reja infektimesh ditët e fundit.

Në njoftimin e saj në faqen zyrtare, MEPJ publikoi dhe udhëzimet e shtetit gjerman për shtetasit e saj që ndodhen në vendin tonë, të cilët do të udhëtojnë në atdhe. Udhëzimi hyn në fuqi nga data 16 janar.

NJOFTIMI I MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19.

📍Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de

➡️ Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

➡️ Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj