- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMenaxhimi i mbetjeve dështim i qeverisë, çfarë tregon raporti i fundit i...

Menaxhimi i mbetjeve dështim i qeverisë, çfarë tregon raporti i fundit i KLSH-së

- Reklamë -spot_img

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit ka dalë në përfundimin se menaxhimi i mbetjeve plastike në vendin tonë nuk ka bërë përmirësime. Sipas këtij raporti e vetmja nismë që ka pasur një ndikim të vogël, jo në përmasat e duhura ka qenë ajo e qeseve, ndërsa të gjitha nismat e më hershme  të cilat janë ndjekur nga Bashkitë, nuk kanë dhënë rezultat.

KLSH vëren se për periudhën 2017-2020, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Elbasan nuk kanë qenë efektive sa u përket menaxhimit të mbetjeve plastike.

“Mangësi të theksuara janë vërejtur në hartimin dhe miratimin e kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm për menaxhimin e mbetjeve plastike. MTM nuk ka hartuar Programet e parandalimit të krijimit të mbetjeve dhe nuk ka raportuar asnjëherë në Këshillin e Ministrave mbi Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Vlorës nuk kanë hartuar dhe miratuar Planet Vendore për menaxhimin e integruar të mbetjeve” thuhet në raport.

Raporti po ashtu është ndalur tek bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Vlorë dhe ka nënvizuar se iu mungon infrastruktura për të ndarë mbetjet.

“Bashkitë e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës nuk kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme për të bërë të mundur grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim dhe objektivi kryesor për përdorimin dhe riciklimin e plastikës me 22.5% kundrejt volumit total që krijohet në këto bashki, nuk është arritur dhe nuk do të arrihet për aq kohë sa infrastruktura do të jetë kjo që është” nënvizon KLSH.

KLSH ka theksuar se aktiviteti informues dhe edukues që këto bashki duhet të arrinin nëpërmjet kompanive private që kryejnë shërbimin e pastrimit të qytetit dhe që kanë detyrimin kontraktual për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, por që deri më tani nuk janë arritur.  Situata bëhet më e rëndë dhe më shqetësuese nga fakti që autoritetet nuk kanë të dhëna të sakta për mbetjet plastike që gjenerohen apo riciklohen në vend.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kanë të dhëna të plota dhe të sakta në nivel kombëtar, mbi sasinë e mbetjeve plastike që gjenerohen dhe riciklohen në Shqipëri. Të dhënat mbi sasinë e mbetjeve plastike të gjeneruara dhe të menaxhuara do të vazhdojnë të jenë problem deri në momentin që NJQV të arrijnë të sigurojnë ndarjen e mbetjeve në burim (duke qenë se ndarja në burim nuk bëhet në asnjë prej bashkive subjekt auditimi), grumbullimin e diferencuar dhe peshimin e sasisë së mbetjeve sipas rrymave në momentin dërgimit të tyre në landfill, incenerator” thuhet në raport.

Ky dokument ndalet edhe tek ndërtimi i inceneratorëve si alternativë që përfshin pjesën e mbetjeve por duke ju referuar studimit të Bashkimit Europian e cilëson atë si një ndër zgjidhjet e fundit për çështjen e mbetjeve për shkak të ndotjes së madhe që krijon kjo praktikë./ Burimi Monitor

 

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj