- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMbyllja e shkollave, Manjani: Pisllëqet e qeverisë, këto janë akte terroriste

Mbyllja e shkollave, Manjani: Pisllëqet e qeverisë, këto janë akte terroriste

- Reklamë -spot_img

Pasditen e sotme ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se nxënësit që po mësojnë në këto shkolla duhet të kenë përjetuar terror. Manjani e konsideron një akt terrorist e pisllëk të qeverisë mbylljen e këtyre institucioneve.

Postimi i plotë:

Mbyllja e një shkolle, ku janë arsimuar breza të tërë dhe vijon arsimimi aty, është i ngjashëm me një akt terrorist. Lëndimi masiv i njerëzve, komuniteteve të caktuara është akt terrori. Imagjinoni çfarë terrori përjetojnë nxënësit që filluan vitin shkollor aty. Imagjinoni prindërit e tyre që investuan në atë institucion ku besuan edukimin e fëmijëve të tyre. Vetëm imagjinojeni çfarë terrori është. Shkollat mbyllen dhunshëm sot vetëm nga aktet terroriste! Le pastaj kur mendon se mbyllja e shkollës bëhet për kokërr të qejfit të udhëheqësit të një vendi të huaj! Bah! Ndërsa pisllëqet që nxjerr nga goja Ministrja e Arsimit se medemek “shkolla nuk plotësonte standardet”,le tja thotë kolegëve të saj ministra që shkolluan e shkollojnë fëmijët aty. Të bindë ata njëherë pastaj ne të tjerëve. Turp, që i mbuloftë përjetë! Gjykata e Republikës së Shqipërisë duhet të rivendosë autoritetin e shkollës mbi atë të qeverisë vasale. Mbi të gjitha duhet të vendosë sovranitetin shtetëror në vendin e vet. Ky është rasti që gjykata të tregojë që ekziston në shërbim të Republikës.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj