- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMbi 100 minuta protestë për vrasjen e 7-vjeçares! Qytetarët i vendosin ultimatum...

Mbi 100 minuta protestë për vrasjen e 7-vjeçares! Qytetarët i vendosin ultimatum Ramës

- Reklamë -spot_img

Pasditen e sotme është zhvilluar protesta për vdekjen e 7-vjeçares Jonida Avdiu, jeta e së cilës u mor nga një skaf që drejtohej nga një polic.

Protesta zgjati 1 orë e 45 miunuta dhe pati një pjesëmarrje massive nga qytetarët.

Thirrje të forta për dorëheqje, minuta tensioni dhe indinjatë para Ministrisë së Brendshme ku nisi protesta e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Qytetarët i janë drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar para Kryeministrisë. Disa janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, teksa nuk ka pasur policë, me sa duket policia e Tiranës ka qenë e papërgatitur që qytetarët do shkonin në këtë drejtim. Qytetarët nuk kanë bërë tentativa për të hyrë, por kanë ndezur qirinj. Më pas qytetarët kanë shkuar te Presidenca. Që aty qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen.

rveç një përplasjeje para Ministrisë së Brendshme ku edhe nisi, protesta shkoi e qetë. Qytetarët i janë drejtuar më pas Kryeministrisë dhe më tej Presidencës. Ata i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë dy ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pasi në të kundërt do përshkallëzojnë protestat, duke paralajmëruar të radhës, ditën e hënë në orën 19:00.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj