- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreSportMajlinda Kelmendi shpallet “Qytetare me merita të veçanta”, shpërblimi që do të...

Majlinda Kelmendi shpallet “Qytetare me merita të veçanta”, shpërblimi që do të marrë xhudistja

- Reklamë -spot_img

Majlinda Kelmendi, e cila na ka bërë përherë krenarë me arritjet e saj në të gjithë botën është shpallur “Qytetare me merita të veçanta”.

Statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset e mëdha do t’i njihen xhudistes nga Kosova nga dita e sotme dhe në vazhdim. Ky propozim është bërë nga Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai shtoi se çdo muaj Kelmendi do të shpërblehet me 1,321 euro për muaj.

Sukeset e Majlinës kanë bërë krenar çdo shqiptar anë e mbarë botës, ndaj dhe ky titull është mëse i merituar.

“Majlinda Kelmendi me anë të xhudos u bë ikona e sportit kosovar dhe shembull i shoqërisë sonë për të thyer të gjitha tabutë. Ajo i ka dëshmuar rinisë sonë se kur punohet për një gjë suksesi është i paanshëm. Ajo e ka përmbyllur karrierën dhe tani do të vazhdojë të jetë si trajnere në Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovës. Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si Ministri propozojmë që Kelmedi të marrë statusin me merita veçnata, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri”, u shpreh Çeku në mbledhjen e Qeverisë.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj