- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetLufta Rusi-Ukrainë/ Çfarë ndodhi në shtëpinë e kolonelit rus

Lufta Rusi-Ukrainë/ Çfarë ndodhi në shtëpinë e kolonelit rus

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri një nga njerëzit më të besuar të  presidentit rus Vladimir Putin.  Mësohet se kemi të bëjmë me kolonelin 53 vjeçar Vadim Zimin, icili u gjet në shtëpinë e tij i plagosur. Zimin për një kohë ta gjatë ka shërbyer si mbajtës i valixhes me kodet bërthamore të liderit rus, duke e shoqëruar këtë të fundit kudo që shkonte.

The Mirror raporton se 53-vjeçari Vadim Zimin, ndodhet në kujdes intensiv por nuk ka humbur jetën.

Zimin u gjet i plagosur me plagë me armë zjarri në kuzhinën e banesës së tij në Krasnogorsk, në Moskë.

I plagosuri u gjet nga i vëllai, i cili ka rrëfyer se Zimin ishte i shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe me një plagë në kokë. Pranë tij është gjetur edhe një pistoletë 79-9TM.

Ndërkohë mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kohë që bashkëshortja e tij, mjeke, ishte larg shtëpisë duke trajtuar të plagosurit nga lufta e Putinit në Ukrainë.

“Ngjarja vjen në një kohë kur koloneli Zimin po përballej me hetim penal për marrje ryshfeti pasi iu bashkua shërbimit doganor në një rol të lartë”, raportoi Moskovsky Komsomolets.

Pavarësisht se kishte mohuar çdo akuzë, Zimini ishte në arrest shtëpie.

Kujtojmë se prej disa muajsh Rusia ka nisur një sulm të armatosur në Ukrainë. Për këtë shumë nga ushtarakët rus janë dënuar nga gjykatat në Ukrainë për krime lufte.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj