- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreSportLojtari goditi arbitrin në ndeshjen Sopoti-Mirdita, FSHF: Ngjarje që njollos gjithë futbollin

Lojtari goditi arbitrin në ndeshjen Sopoti-Mirdita, FSHF: Ngjarje që njollos gjithë futbollin

- Reklamë -spot_img

Ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Sopotit dhe Mirditës ditën e sotme është shoqëruar nga incidentet në fushë. Njëri prej lojtarëve të Mirditës, konkretisht Armando Marku. Ai kishte luajtur me emrin e lojtarit Ylli Gjega, por pas verifikimit u vërtetua se ishte Marku ai që ishte prezent në fushë. Në minitën e 44-t të takimit, lojtari ka goditur arbitrin Klajdi Qendro duke i shkaktuar këtij të fundit dëme serioze. FSHF e ka cilësuar ngjarjen të rëndë dhe një njollë për gjithë futbollin, ndërsa i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë sportive që të mblidhen me urgjencë. Po ashtu FSHF iu ka bërë thirrje drejtuesve të klubeve që të respektojnë rregullat e një loje të ndershme.

Reagimi i plotë i FSHF:

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.
Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.
Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin.
I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat ‘fair play’, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll”,

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj