- Reklamë -spot_img
-1.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKomiteti i Ekspertëve merr vendimin: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid

- Reklamë -spot_img

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme  ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit në vendin tonë.

“Do të vazhdojnë baret  e restorantet deri në 11:00, ora policore 06:00-23:0, do të vijojë ndalimi jo më shumë 50 vetë të grumbulluar. Akvitetet sportive ne kapacitetin 30% të ambjenteve ku zhvillohen.

Hyrja në Shqipëri e kontrolluar me certifikatë vaksinimi, test PCR 72 orë para ose test i shpejt 48 ore para. Do të vijojë kontrolli i vaksinimit të administratë publike.

Këshillojmë zbatimin e masave, paraqitjen në qendrat e vaksinimit të atyre që nuk janë vaksinuar, Këshillojmë mbajtjen e maskës ku është e rekomanduar.

Do vijojmë të ndjekim në dinamikë stuatën epidemiologjike dhe masat do të jenë në përputhje me situatën, ashtu sikurse janë edhe rekomandimet.”- u shphre Rakacolli.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se shifrat e larta të infektimeve, që ditët e fundit kanë arritur nivel rekord nga varianti Omicron, nuk duhen parë me frikë, por me një shtim të vëmendjes dhe kujdesit ndaj respektimit të masave.

“Treguesit flasin për një tjetër valë. Shifrat nuk duhen parë me frikë, por me një shtim më të madh të vëmendjes dhe kujdesit. Komiteti mendon se niveli i masave mbrojtëse që kemi sot është në përputhje me situatën epidemiologjike”, tha Rakacolli.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj