- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKërkoi masë sigurie më të butë, Apeli i GJKKO-së lë në burg...

Kërkoi masë sigurie më të butë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Alqi Bllakon

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lënë në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Ky i fundit kishte kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm, dhe nuk ka akses në prishjen e provave. Mirëpo Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktiken për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.

Seanca nisi rreth orës 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 12:00. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe në orën 13:00 shpalli lënien në fuqi të vendimit të parë.

Ditë më parë ai depozitoi kërkesën për lirim. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej muajsh.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj