Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kaos” në Iran, mbeten të vrarë policë dhe protestues

17:09 21/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e marra gjatë protestave masive në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Një guvernator rajonal konfirmoi se katër protestues kanë vdekur gjatë protestave, ndërkaq një grup për të drejtat e njeriut tha se edhe një protestues që ishte plagosur, ka vdekur. Vdekja e Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.

Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.

Në protesta, shumë gra iraniane kanë hequr shamitë e kokës. Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi të mërkurën se më 20 shtator në qytetin Shiraz pas protestave të dhunshme.

“Mbrëmjen e së martës, disa persona u përleshën me zyrtarët policorë dhe si rezultat i përleshjeve, një asistent policor u vra. Në këtë incident, katër zyrtarë policorë u plagosën në Shiraz”, raportoi IRNA.

Pesëmbëdhjetë protestues u arrestuan në Shiraz më 20 shtator, tha IRNA. Përveç në Shiraz, protesta gjatë natës janë mbajtur edhe në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë në Mashhad, Tabriz, Rasht dhe Isfahan, tha media shtetërore iraniane. Ndërkaq, guvernatori i Kurdistanit konfirmoi se tre persona u vranë nën rrethana të paqarta në protestat në këtë provincë në perëndim të Iranit.

Ismail Zareikosha tha se Policia nuk ishte përgjegjëse për vdekjet. Ai fajësoi ata që i përshkroi si “armiq të Iranit”, duke mos dhënë më shumë detaje.Ndërkaq, Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw, tha se një grua, e identifikuar si Hajar Abbasi, vdiq më 20 shtator pasi u plagos nga të shtënat e policisë në Mahabad më 18 shtator.

Policia e moralit e Iranit e kishte arrestuar Aminin më 13 shtator në Teheran, kur ajo kishte shkuar në kryeqytetin iranian për të vizituar familjarët e saj. Ajo humbi ndjenjat në stacionin policor dhe vdiq tri ditë më vonë. Policia e ndaloi atë pasi nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin. Irani kërkon nga gratë që të vendosin hixhabin në atë mënyrë që të mbulojnë krejtësisht flokët gjatë kohës sa janë në publik. REL

Të lidhura

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo
Bota

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Pas më shumë se një dekade mungesë, Papa Leoni XIV do të rikthejë këtë fundjavë një traditë të lashtë papnore,...

18:56 03/07/2025
Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza
Bota

Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Situata në Rripin e Gazës vijon të përshkallëzohet mes shpresës për një armëpushim dhe realitetit të dhunshëm të terrenit. Gjatë...

13:17 03/07/2025
Para
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ja deklarata e zyrtarit të NATO-s në Tiranë

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ja deklarata e zyrtarit të NATO-s në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

18:12 03/07/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

17:47 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.