- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKronikëIdentifikohen autorët e plagosjes në Tiranë, zbulohet shkaku i konflikit

Identifikohen autorët e plagosjes në Tiranë, zbulohet shkaku i konflikit

- Reklamë -spot_img

Policia ka identifikuar autorët  e plagosjes së dyfishtë që ndodhi ditën e sotme pranë ish-Parkut të Autobusave në Tiranë. Emrat e tyre nuk janë bërë ende të ditur për shkak të hetimit. Mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me motor kur kanë qëlluar me armë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Të plagosur mbetën Aleksandër Nikolli dhe Xulio Vela. Ata dyshohet se janë përfshirë në pazare për shpërndarjen e drogës në doza të vogla. Ndër të tjera bëhet e ditur se dy të rinjtë e plagosur janë me precedentë të mëparshëm penal edhe për trafik narkotikësh.

Forcat policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë krehjen e zinës në mënyrë që të bëjnë të mundur kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Dy të rinjtë u dërguan në spital, ndërsa dyshohet se në ngjarje ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë, pasi shkrepja e armëve ka ardhur pas një konflikti.

Kujtojmë që kjo ngjarje vjen një ditë pasi një plagosje tjetër ndodhi në kryeqytet, në zonën e “Komunës së Parisit”. I plagosur mbeti 22-vjeçari Redi Balla. Ai u qëllua me armë zjarri në këmbë teksa ishte në mjetin e tij të parkuar, ndërsa i riu deklaroi se nuk e kishte parë autorin.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj