- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetI "përkëdhelur" nga politika, çmimet në resortin e Samir Manes janë skandaloze...

I “përkëdhelur” nga politika, çmimet në resortin e Samir Manes janë skandaloze (Foto)

- Reklamë -spot_img

Samir Mane një nga oligarkët e vendit tonë, i favorizuar nga qeveria ka arritur t’i zgjerojë  “rrënjët” pothuajse në çdo cep të Shqipërisë.

Ndërkohë që ndodhemi në prag të sezonit turistik, “Nazar Beach” një nga resortet në Palasë, në jug të vendit, në pronësi të Samir Manes, ka çmime marramendëse.

Çmimi i një kafeje 300 lekë duket apo një ujë 600 lekë i kapërcen kufijtë e normales dhe sigurisht që është një abuzim i hapur.

Këtë  problem e ka ngritur ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe, i cili ka treguar me foto faturën me çmimet “stratosferike” që pagoi në resortin e oligarkut Mane, i cili i ka supet e mbështetura në politike për të zhvilluar edhe “bëmat” e tij të paligjshme.

Gjithashtu Braçe shkruan se kafja kushton më shtrenjtë se në Milano dhe se ky është një standard që legjitimohet nga politikanët.

Vlen të përmendim që bari “Nazar beach”, që është në pronësi të biznesmenit Samir Mane, edhe në kohën që vendi ishte i karantinuar si pasojë e Covid-19, përsëri kishte ‘luksin’ të ushtronte normalisht aktivitetin e tij. Dy vite më parë, ndërkohë që kryeministri Rama njoftonte për fundjavat “lock down”, kjo nuk vlente për bizneset e Manes.

“Green Coast Resort”, që ka edhe barin “Nazar beach”, që është në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ka ofruar të gjitha shërbimet që mund të ofrojë një kompleks buzë detit.

Me shezlonge të hapura, bare e restorante në dispozicion, e gjithë paria e Shqipërisë mblidhej në fundjavë për të shfryrë të gjithë ‘dufin’ që u kishte mbledhur izolimi.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Filloi! Në Palasë! Fatura- 1 maj:

Një kafe =300 lekë (3000 lekë te vjetra)

Një ujë =600 lekë (6000 lekë te vjetra)

Një Omletë=1100 lekë (11000 lekë te vjetra)

Pra në Palasë, po po tek ai, i njëjti, fiks aty ku e paguan këtë kafen më shtrenjtë se në DUOMO/MILANO se të duket si status social të lësh leshtë aty! Po patjeter që është zgjedhje, po deshe, të thonë. Ky është standardi që shumë politikanë e legjitimojnë!

Nazar Beach është një resort në Palasë, në pronësi të Samir Manes, njërit prej biznesmenëve më të pasur në vend dhe njërit prej njerëzve më të afët të çdo kryeministri. Kjo nuk është hera e parë që një ankesë për çmimet e larta vjen në llogarinë e Nazar Beach./ Gazeta Reforma

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj