- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet"I forti' nga Nikla kërkon lirim nga burgu, gjykata jep vendimin

“I forti’ nga Nikla kërkon lirim nga burgu, gjykata jep vendimin

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht të bëjë shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Flamur Haka. Ky i fundit kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila në vitin 2021 vendosi të konfiskojë pronat e tij të cilat u vunë nën sekuestro nga OFL.

Më shumë se dy vitë më parë, në 28 shkurt të vitit 2020 OFL i kërkoi Flamur Hakës që të justifikonte pasurinë, për të cilën kishte dyshime se vinte nga veprimtari kriminale dhe më pas e sekuestroi deri sa GJKKO vendosi që ta konfiskojë përfundimisht. Kujtojmë  Haka është anëtar i “bandës së Niklës”.

 

Kush është Flamur Haka?

 

Flamur Haka  është ish-i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht.

 

“Banda e Niklës” u godit gjatë  një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që u shoqërua dje gjatë operacionit të Policisë.

 

Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë që në vitin 2008 kërkonin dënimin me 91 vite burgim për anëtarët e grupit, të akuzuarit i kishin kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga Haka. Ai ishte njëri prej drejtuesve që vendoste për objektivin dhe planin e vjedhjes..

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Do të jetë Gjykata e Posacme ajo që do të vendosë për sekuestrimin ose jo të pasurive të Hakës dhe Çelës

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj