- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetHoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit! Mediat greke i...

Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit! Mediat greke i bëjnë jehonë veprimit të 48-vjeçarit shqiptar

- Reklamë -spot_img

Para disa ditësh një 48-vjeçar ra në pranga e policisë pasi kishte hequr me forcë flamurin turk nga një vendrojë detare në plazhine  “Gjirit të Lalzit”.  Ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërkohë që veprimi i 48-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat e kanë bërë protagonistin e disa prej artikujve.  48-vjeçari shqiptar Sh.S, që hodhi flamurin turk në det ka marrë mbështetje nga pjesa më e madhe e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një “patriot” të vërtetë, shkruan “Prototema” .

Gjithashtu ndër të tjera Prototema” shton se në kullën e vrojtimit krahas flamurit të Turqisë ishte dhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës.  Duke vijuar më tej artikullin media greke thekson se prania e flamurit turk e ka shqetësuar shumë 48-vjeçarin shqiptar i cili e ka marrë më pas dhe e ka hedhur në det.

Ndërsa shton se në plazhet private, pronari është i lirë që të vendosë flamurin e kujt shteti që dëshiron.

Theksojmë se pasi ka hequr flamurin turk, ai e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det, ndërkohë që veprimi i tij është filmuar dhe është postuar në rrjete sociale pikërisht nga 48-vjeçari.

“Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.  Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.  Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë mbi ngjarjen.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj