Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hapja e doganës për eksportet bujqësore, Berisha akuza të rënda ndaj Ramës

11:58 18/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme kreu i PD, Sali Berisha,  ka realizuar një takim me fermerët, për të folur në lidhje me problematikat me të cilat haset bujqësia në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se qeveria mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë në vend dhe nuk i kushton vëmendjen e duhur këtij sektori primar për vendin tonë.

Ai u ndal edhe tek një nga pikat e Ballkanit të Hapur, hapja e doganës për eksportet bujqësore për të cilën deklaroi se do të falimentojë fermat shqiptare.

“Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj, meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në Shqipëri nuk është një humbje financiare por është një histori fitimi për të gjitha palët. Është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh dhe të garantuar. Mëkëmbja e tij është në interes direkt jo vetëm i familjes por shoqërisë në tërësi. Është në interesat e mbarë shoqërisë. Prodhimi, eksporti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Ka një rëndësi shumë të madhe, është një sektor i madh punësimi.

Në mënyrë absurd, kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve. Nuk është term i ashpër. Nëse në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, sillet si pushtues. Nuk sillet si institucion i ligjit, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë. Por ajo e vendos fermerin shqiptar në kushte krejtësisht të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth.

Taksimi i njëanshëm me TVSH-në, përbën një ndëshkim tjetër madhor për fermerët, mungesa e stimulit është një akt tjetër i papërgjegjshëm. Hapja e doganave dhe kryesisht tani që flitet në kuadrin e Ballkanit të Hapur, do shënojë falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur 250% importet e bujqësisë nga Serbia. Subvencionet aktuale për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qindra herë më të mëdha, se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë,  tha Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Masakra në Vlorë, identifikohen viktimat (Emrat)

Masakra në Vlorë, identifikohen viktimat (Emrat)

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English