- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetGrusht shteti në Sudan, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Grusht shteti në Sudan, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

- Reklamë -spot_img

Kreu i Këshillit Kombëtar të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi sot se po shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe po shpërndante Këshillin Kalimtar të Sovranitetit Kombëtar dhe qeverinë, pas grushtit të shtetit.

Megjithëse duhet të ishte ngritur disa muaj më parë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan u zotua për ngritjen Gjykatës së Lartë dhe disa institucioneve të tjera, sipas kalendarit të tranzicionit të vendosur pas përmbysjes së Omar al-Bashir, në vitin 2019.

Gjenerali Burhan njoftoi gjithashtu se ai kishte planifikuar të formonte një qeveri të re të përbërë nga “njerëz të aftë”, duke theksuar faktin se grindjet e brendshme midis politikanëve, ambiciet dhe nxitja e dhunës kishin kërkuar veprim.

Nga ana tjetër, kryeministri Abdullah Hamdok është arrestuar nga forcat e ushtrisë dhe dërguar në një vend të fshehtë, pasi Hamdok refuzoi të lëshonte një deklaratë në mbështetje të grushtit të shtetit, siç u mësua më herët nga Departamenti i Shtetit.

Ministria tregoi gjithashtu se dhjetëra-mijëra njerëz që kundërshtonin grushtin e shtetit kishin dalë në rrugë dhe u sulmuan pranë selisë së ushtrisë në kryeqytetin Khartoum.

Të paktën 12 persona u plagosën gjatë përleshjeve, bëri të ditur një komitet mjekësor në faqen e tij në Facebook, pa dhënë shumë detaje për gjendjen në të cilën ishin tani.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj