Kompania suedeze e prodhimit të automobilave “Volvo” ka vendosur të rinovojë imazhin e saj, duke sjell në treg jo vetëm autovetura sportive, por tashmë edhe modelet e dikurshëm klasik, por të rinovuar.
“Volvo P1800 Coupe” e vitit 1960, konsiderohet nga të gjithë si “Volvo”-ja më e bukur e të gjitha kohërave, dhe madje edhe më shumë.
“Coupe Clasic”, mund të renditet në listën e ngushtë për makinën më të mirë të mijëvjeçarit të fundit, dhe arsyet për një lavdërim të tillë nuk duhet të deklarohen në mënyrë specifike.
Në 60-vjetorin e saj, kjo super-makinë, do ta festoj duke u kthyen në prodhim.
Makina do të përfaqësohet nga Cyan Racing, dhe është më shumë sesa thjesht një restaurim.
Pjesa e jashtme është perfekte, pjesa e brendshme edhe më e mirë, dhe nën kapak ka një motor 2.0 turbo nga “S60 TC1”.
“P1800” origjinal mbetet në vendet e para në listën e makinave ikonike suedeze, e lëshuar në treg në vitin 1960 me kombinimin fitues të dizajnit italian dhe komponentëve mekanikë të besueshëm nga sedan më i zakonshëm 122.
Nuk ka asnjë fjalë për çmimet, disponueshmërinë ose ligjshmërinë në rrugë, por klientët e ardhshëm janë të ftuar të kontaktojnë me Cyan, për të diskutuar çështje të tilla në privatësi më të madhe.
/Burimi: Caranddriver/GazetaReforma.com/