- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetFico paralajmëron shtim të rasteve: 22 mijë tifozë te 'Arena', nesër pritet...

Fico paralajmëron shtim të rasteve: 22 mijë tifozë te ‘Arena’, nesër pritet çudia

- Reklamë -spot_img

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ditën e sotme ka dalë me një paralajmërim për rritjen e rasteve dhje fataliteteve nga Covid-19. E sipas saj e gjithë kjo munjd të vijë pas grumbullimit të tifozëve mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Gjatë takimit me studentët e Elbasanit, Fico u shpreh se çdo njeri vlen njësoj pasi është familjari i dikujt ndërsa kujtoi rëndësinë e vaksinimit përballë kësaj situate.

“Popullata duhet të përgjigjet. I them të gjitha këto gjëra. Në fakt kjo është gjëja kryesore të mbrojmë veten. Askush nuk duhet të vënë në fajësimin e vetes për një vaksinë që e nuk e bëri, për masat që nuk i respektoi për faktin që shkon te arena me 22 mijë tifozë dhe pritet nesër çudia, historia.

Jo nuk pritet. Pritet të ketë numra të lartë infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe ata personat që vdesin. 15 a 85 ç’rëndësi ka. Çdo njeri vlen. Është nëna, baba, motra, vëllai e dikujt tjetri. Çdo njeri që ka harruar të vaksinohet është aty. Shifrat sot janë të qarta”, u shpreh ajo.

Fico mori shembullin e Izraelit e cila ka numër të lartë të të vaksinuarve në radhët e popullsisë.

“Të marrim Izraelin. Është popullsi e vaksinuar me shumë infektime. Por ku është Izraeli me vdekjen. Pasojat afatgjata janë një kosto shumë e madhe. Si duam ta bëjmë. Hajde t’u kthehemi pyetjeve që na bezdisin më shumë.

Vaksinat dhe ilaçet kundër tumoreve janë shumë të sofistikuara dhe duket sikur prodhimi i vaksinave ishte shans. Nuk ka qenë shans. Ishte teknologjia që atë kërkim shkencor e transformoi në vaksinë dhe u dha kohë vaksinave. Sot kemi vaksina që po fillojnë me radhë të marrin autorizimet e plota”, deklaroi Fico.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj