- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetEKSKLUZIVE/ Dokumentet që tregojnë se qeveria bllokoi qëllimisht 47 HEC-et në Shqipëri...

EKSKLUZIVE/ Dokumentet që tregojnë se qeveria bllokoi qëllimisht 47 HEC-et në Shqipëri (FOTO)

- Reklamë -spot_img

Disa ditë më parë kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi për krizën energjetike që e pret Shqipërinë. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas paralajmërimit të konfindustrisë për rritjen e çmimit të karburanteve dhe pasojat e pallogaritshme në rast të mos-marrjes së masave.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se është zvogëluar edhe prodhimi i energjisë nga burimet alternative. Megjithatë, Rama la pa përmendur faktin që Shqipëria ka burime të mjaftueshme për t’u furnizuar me energji e për të mos u ndikuar nga kriza globale.

Siç edhe më herët Gazeta Reforma ka raportuar (lexo këtu), janë bllokuar gjithsej 47 HEC-e nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, ndërkohë që dhjetëra të tjera janë bllokuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. (Rrjedhimisht, politikat bllokuese të HEC-eve do të sillnin rritje të çmimit të energjisë.)

Burime ekskluzive për “Gazetën Reforma” kanë siguruar dokumente që vërtetojnë se HEC-et janë bllokuar dhe vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga qeveria pa arsye.

Letra e Drejtoreshës së AZHT-së, drejtuar Kryeministrit më 20 shtator 2020:

HEC-et në proces shqyrtimi që nuk kanë kaluar për miratim:

Më lart është letra e Drejtoreshës së AZHT-së, dërguar kryeministrit Rama në vitin 2020, ku shprehet se nuk ka asnjë shkak konkret nga një institucion/ organ shtetëror publik, që këto HEC-e të mbahen të bllokuara.

Megjithëse letra është dërguar në vitin 2020, bllokimi i HEC-eve ka nisur që në vitin 2013, gjë e cila ka penguar kaq shumë kohë prodhimin e energjisë në vendin tonë dhe blerjen e saj më lirë.

Aktualisht, ndodhemi në fazën që këto aplikime nuk janë shtruar për diskutim dhe shqyrtim në mbledhjet e rradhës së KKT-së, megjithëse dokumentacioni tekniko-ligjor i tyre, paraqitet i plotë. Përfitojmë nga rasti t’Ju bëjmë me dije se mosparaqitja e këtyre aplikimeve për shqyrtim pranë KKT-së, nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë akti administrativo-ligjor, me anë të të cilit të jetë vendosur pezullimi i vijimit të procedurës së miratimit të tyre.

Për më tepër, jo vetëm Kodi i Procedurave Administrative, por edhe vetë legjislacioni mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit, parashikon afate procedurale, të zbatueshme gjatë shqyrtimit dhe miratimit/refuzimit të aplikimeve, të cilat në këto raste nuk po respektohen.

Në këto kushte, si dhe në mbështetje të VKM Nr. 725, datë 2.9.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të  Agjencisë së Zhvillimit të Territorit” i ndryshuar, e cila përcakton AZHT-në si insitucionin përgjegjës për “…të pranuar dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit; organizimin e mbledhjeve të KKT-së, si dhe përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionin që shqyrtohet në këto mbledhje”, theksojmë se Agjencia e Zhvillimit të Territorit mbetet institucioni i vetëm përgjegjës për mosvijimin e procedurës së këtyre aplikimeve, pa një shkak konkret ligjor nga një institucion/organ shtetëror publik.”- shkruhet ndër të tjera në letrën e dërguar kryeministrit.

Për rikujtesë, Shqipëria prodhon deri në 8.5 milionë MWh energji elektrike dhe konsumohen mesatarisht 7.5 MWh.

Ndërkohë që shifra e shitjes së prodhuesëve shqiptarë është 62 euro, nuk ka asnjë arsye që qeveria ta blejë këtë energji për 233 euro. Kjo tregon haptazi që e gjitha është inskenuar për të arritur në këtë krizë, në mënyrë që qeveria të vjedhë nëpërmjet tregtisë. Pra, edhe në situatën e një krize të tillë, dikush po përfiton për t’u pasuruar më shumë. (Kliko)

Dokumenta të publikuara nga Gazeta Panorama

Dokumenta të publikuara nga Gazeta Panorama

Dokumenta të publikuara nga Gazeta Panorama

Dokumentet e mësipërme tregojnë se rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të bëjë me një trend global të rritjes së çmimeve të energjisë, por me një keqmenaxhim të situatave të mëparshme që do të çonin në kriza të pashmangshme, siç është ajo që ka paralajmëruar kryeministri në daljen publike më 3 tetor.

Siç dokumentet e vërtetojnë, të gjitha këto lëvizje janë bërë qëllimisht në mënyrë që kompanitë që tregtojnë energjinë elektrike të përfitojnë sa më shumë dhe si gjithmonë, janë qytetarët shqiptarë ata që i vuajnë pasojat.

/Gazeta Reforma

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj