- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetE trishtë! Ndahet nga jeta pedagogia Edlira Haxhiymeri, ish-deputete e Partisë Socialiste

E trishtë! Ndahet nga jeta pedagogia Edlira Haxhiymeri, ish-deputete e Partisë Socialiste

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme është ndarë nga jeta pedagogia e shkencave sociale Edlira Haxhiymeri, e cila prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Haxhiymeri ka qenë për disa kohë dhe deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është dhënë nga djali:

Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000.

Prof.Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri, ishte pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, me një eksperiencë afro 30-vjeçare si pedagoge dhe studjuese.

Ekspertiza e Prof. Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri përfshinte punën me grupet sociale të marxhinalizuara, kryesisht viktima të pambrojtura të dhunës në familje dhe trafikimit; çështjet gjinore; praktikë e avancuar e punës me fëmijët dhe grupet e të rinjve; sjellja njerëzore dhe mjedisi social, trajnimi i profesionistëve që kontribuojnë për cështjet sociale; monitorimi dhe vlerësimi i shërbime sociale dhe kërkimi për cështje të ndryshme sociale.

Ajo ka punuar në një kontratë një vjeçare (1997-1998) si pedagoge vizitore në GVSU, Michigan, SHBA. Ajo ka qenë pedagoge në distancë në Universitetin Clemson, SC, SHBA. Ka kontribuar për krijimin e Programit Bachelor në Punë dhe Politikë Sociale në UEJL, Maqedoni.

Gjatë 15 viteve të fundit ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës dhe Zëvendësministre e Arsimit (përgjegjëse për Arsimin e Lartë).

Ajo ka një përvojë të pasur në aktivizimin e shoqërisë civile, kryesisht për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e grave. Eshtë Drejtore Ekzekutive e Strehëzës për Gra dhe Vajza të Dhunuara në Tiranë.

Ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë artikujve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, autore e teksteve shkollore për student si dhe drejtuese e projekteve kërkimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj