- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetE rëndë, analisti Kastriot Myftaraj i jep fund jetës

E rëndë, analisti Kastriot Myftaraj i jep fund jetës

- Reklamë -spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku bëhet me dije se analisti I njohur Kastriot Myftaraj ka humbur jetë.  Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Policia bën me dije se Myftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ndërkohë që Euronews Albania  raporton se Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me Kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Kastriot Myftaraj lindi në Korçë,  në vitin 1966 dhe ushtroi veprimtarinë e tij si publicist, gazetar dhe analist shqiptar.

Ai me analizat e tij, sidomos politike ngjallte shumë reagime dhe polemika.

Më herët ai është arrestuar për deklaratat e tij dhe pas daljes nga burgu  gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka sqaruar shkrimin e tij kundër ambasadores Vlahutin, ndërsa thotë se nuk iu ka bërë thirrje shqiptarëve për vrasjen e saj, por ka analizuar një skenar të mundshëm të vrasjes së saj.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj