- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Drejtësi për Sabrina Bengaj”/ Paralajmërohet protestë në Fier, ja ora dhe vendi

“Drejtësi për Sabrina Bengaj”/ Paralajmërohet protestë në Fier, ja ora dhe vendi

- Reklamë -spot_img

“Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabrina Bengaj nga Fieri e cila pak ditë më parë u vra me kallashnikov nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci.

Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë në mbarë vendin, ndërsa në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë me pasojë vdekjen e Sabrinës ndodhi pak ditë më parë ku 23- vjeçarja Bengaj u vra me kallshnikov në derën e shtëpisë nga Elton Metaj, ish-bashkëshorti i saj, i cili një vit më parë e kishte marrë peng së bashku me familjen.

Ndërkohë viktima ishte dhe me urdhër mbrojtje, gjë e cila e bën dhe më të rëndë ngjarjen dhe mos veprimin e organeve te shtetit.

Ngjarja ndodhi në një mënyrë ‘makabër’ pasi 23-vjeçarja ishte duke konsumuar vaktin e darkës në momentin kur ish-bashkëshorti i saj ka hyrë brenda në shtëpi dhe e ka qëlluar.

Kujtojmë që ditën e djeshme autori i cili shkaktoi ngjarjen doli para drejtësisë ku ndërkohë mori dhe vendimin e  dhënë nga gjykata, arrest me burg.

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj