- Reklamë -spot_img
30.5 C
Tirana
Faqja kryesoreSportDrejt largimit? CR7 nuk paraqitet në grumbullim , zbuloni justifikimin e tij...

Drejt largimit? CR7 nuk paraqitet në grumbullim , zbuloni justifikimin e tij ‘epik’

- Reklamë -spot_img

Thashetheme mbi një ‘prishje’  të Cristiano ronaldos me klubin britanik të Manchester United po qarkullojnë prej disa ditësh në rrjet. Shkak për theksimin e këtyre thashethemeve është bërë edhe mos paraqitja e yllit portugez në grumbullim e skuadrës. Fjalët që qarkullojnë kanë të bëjnë me mos kthimin e ronaldos në në “Old Traford”, zëra këto të cilët gjejnë konfirmim.

Nga Anglia bëjnë me dije se Cristiano Ronaldo ka njoftuar klubin për të cilin luan se nuk do të paraqitet në fazën përgatitore, e cila nis këtë të hënë. Ajo që ka çuditur më shumë dhe që ka qenë justifikimi i sulmuesit për mos paraqitjen në fazën përgatitore , pasi është mjaftuar me një shpjegim shumë të thjeshtë: “Arsye familjare” ka thënë portugezi. Gjithsesi të gjithë janë të vetëdijshëm se ky është thjesht një justifikim nga ana e futbollistit.

Nga ana tjetër, mediat shtojnë se Ronaldo ia ka bërë të qartë prej kohësh drejtuesve të United se dëshiron të largohet, ka kërkuar me insistim të “djajtë” ta lënë të lirë. CR7 ka ngarkuar super agjentin e tij, Jorge Mendez ti gjejë një skuadër të re, për momentin nuk ka emra konkretë. Nga ana tjetër, Man.United nuk ndryshon qasje, Ronaldo për ta nuk është në shitje, ka një kontratë deri në 2023.

 

 

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj