- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet"Djali im do ishte sot 21 vjeç, përse nuk jeton fëmija im",...

“Djali im do ishte sot 21 vjeç, përse nuk jeton fëmija im”, reagon Zamira Durda pas rihapjes së dosjes “Gërdeci”

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme SPAK vendosi që të revokoj çështjen “Gërdeci” dhe të rihapen hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Së fundmi ka  reaguar edhe Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj në tragjedinë e Gërdecit dhe pak muaj më parë kërkoi rihapjen e çështjes. Ajo është shprehur para mediave se ky vendim ishte i pritëm, por ka thënë se ka ende shumë pengesa të tjera për të arritur atë që kërkon.

“Është një vendim i pritshëm dhe i kënaqshëm, kisha kaq vite që prisja, por gjithsesi ka ende shumë pengesa të tjera për të arritur atë që kërkoj. Ka hapa të tjerë për të vijuar kjo histori. Do kthehet dhe njëherë tjetër në SPAK, do ketë tjetër dhomë këshillimi”.

Durda tha se është një lajm i mirë dhe se kërkon një vendim përfundimtar gjykate. Më tej ajo ka thënë se i ka parashtruar të gjitha kërkesat e saj nëpërmjet avokatit edhe pse nuk ka qenë e pranishme fizikisht.
“Është një hap i mirë, për të gjithë. Një lajm i mirë për të gjithë që të paktën të ketë një ndëshkueshmërisë. I kam parashtruar të gjitha kërkesat e mia nëpërmjet avokatit edhe pse nuk isha e pranishme.
Këtë kam pritur se për gjithë këtë kohë 14 vjet, kam qenë në të gjitha institucionet dhe shpresa e fundit ishte tek SPAK që unë vura në lëvizje SPAK. Kjo është ajo që prisja, rihapje dhe të ketë një vendim gjykate, a i fajshëm, a i pafajshëm se na bënin karshillëk gjatë gjithë kohës. Gjithë këto kohë e kaluar me një dhimbje shumë të madhe e duke mos marrë dhe drejtësi dhimbja sa vjen e shtohet. Është dyfishuar dhimbja me mospasjen e drejtësisë. Djali im do ishte sot 21 vjeç, përse nuk jeton fëmija im. Kjo gjë më mundon nga dita në ditë, sa më shumë vite kalojnë dhimbja ime shtohet”, tha Durda.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj