- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet"Dhuna e papranueshme", PD i përgjigjet Metës

“Dhuna e papranueshme”, PD i përgjigjet Metës

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme pas deklaratave të thëna nga presidenti Ilir Meta, i cili dënoi dhunën gjatë protestës së 8 janarit, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Nga një deklaratë për mediat, selia blu pohon se qëndrimi i Metës sot nuk e fsheh aleancën me Sali Berishën. PD e akuzoi Metën se ka pasur një rol aktiv në sulmin ndaj selisë.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë deklaratën e presidentit Meta:

“Shumë e gabuar dhuna ndaj dyerve, por kemi parë dhe një dhunë tjetër, nga kati i dytë me shkop bejsbolli ndaj qytetarëve. Të dyja janë të rënda, të papranueshme. Kemi parë ditë përpara se të ndodhte kjo çështje, fotografi të tilla, me uniforma të zeza që postoheshin me krenari, me mburrje me pretendimin nga brenda selisë se do mbronin, se nga kush do e mbronin. Kemi dëgjuar në emision ‘live’ se nuk ka dyer të blinduara, çfarë janë këto, përse duhen (foto), në cilin vend të botës mund të shkojë situata e tillë? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë dhe mungesa e ballafaqimit politik.
Kemi parë që shkarkohen deputetë, kryetarë, FRPD, e gruas, të gjithë. Pala tjetër kemi parë që nuk përjashton, fton. Kemi parë përpjekje për negociata nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Pala tjetër thotë pse ia dorëzoni kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pse nuk ia dorëzoni punonjësit të protokollit. Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë. Në rastin e PD kjo çështja e konventës është gjëja më e thjeshtë. Kryetarët e seksioneve i kanë automatikisht. Ata që votuan kur u zgjodh zotëria në qershor, të njëjtët mblidhen dhe votojnë. As mjetet fizike, as mjete policeske, as paramilitare dhe as ato varetë që i bien dyerve të blinduara nuk e zgjidhin. Kërkohet një urtësi tjetër dhe nuk do lëndohet më askush”, deklaroi Presidenti Meta.

 

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj