- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetDashuri-urrejtje!, Kosova “molla e sherrit” ndërmjet Ramës dhe Vuçiç

Dashuri-urrejtje!, Kosova “molla e sherrit” ndërmjet Ramës dhe Vuçiç

- Reklamë -spot_img

Edhe pse shumica e bisedës kaloi me batuta nga Rama dhe Vuçiç, historia e ‘sherrit’nuk mund të harrohet ndonëse bëhen përpjeke për ta bërë. Presidenti serb ka përdorur ironinë duke quajtur Kosovën , “e ashtuquajtura Kosovë”, por kjo gjë nuk u kapërdi lehtë nga Rama i cili menjëherë me një qëndrim të prerë, tha se “unë e quaj Kosovë dhe pikë”.

Vuçiç: Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”.

Rama: Ai e quajti e ashtuquajtura Kosovë unë i them Kosovë, pikë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar tha se nuk pati asgjë të papritur gjatë samitit. Në këtë moment, ndërhyri presidenti Aleksandër Vuçiç, duke u shprehur me ironi se “dje kishte shpresa”, duke iu referuar kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama nuk ja përtoi  duke iu kthyer me të njejtën monedhë dhe tha se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Tëitter, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të lexojnë “propagandën serbe”.

E kam të shkruar, mos e lexoni te propaganda serbe, por te Tëitteri im. Shpresoj që nuk do të ndodhë siç ndodhi me opozitën e Maqedonisë së Veriut që mori atë si fyerje. Unë thashë km i Bullgarisë së ardhshme Perëndimore dhe Shqipërisë së ardhshme lindore. Kjo ishte diçka e pakëndshme për t’u thënë për Bullgarinë dhe BE, jo për RMV, por kur je një opozitë jo e mençur je e destinuar të rrish në opozitë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj